Një vajzë është gjetur pa shenja jete në fshatin Zhur. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Viktima është rreth moshës 27 vjeçare.
“Sot me datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i varur ne fshatin Zhur, dyshohet se e njejta ka bërë vetvrasje, viktima është femër rreth 27 vjeçare.
Posa është marr informata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Patrolla policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krimi teknika të cilët kane dale në vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Bytyqi.