Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me një tjetër reagim në lidhje me gjuhën shqipe. Sipas BDI-së “Afrim Gashi ka refuzuar të flasë në gjuhën shqipe”.
“Një ambasador i huaj në Shkup, në përpjekje për të respektuar origjinën shqiptare të Kryetarit të Kuvendit, kishte mësuar shqipen me ditë të tëra dhe i foli Gashit në gjuhën amtare shqipe, për të impresionuar atë.
Përgjigjja e Afrim Gashit? Një refuzim i hapur, duke iu përgjigjur vetëm në maqedonisht!”, thonë nga BDI.
Më tej vlerësojnë se ky “qëndrim nuk është rastësi, por dëshmi e një mentaliteti vetëmohimi dhe përçmimi ndaj gjuhës shqipe”.
“Kryetari i s’vlenit, Afrim Gashi, jo vetëm që nuk përfaqëson denjësisht shqiptarët, por me veprimet e tij dëmton rëndësinë e shqipes si simbol i identitetit dhe unitetit tonë kombëtar” thotë BDI.