-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Djegësi i Tiranës i vjedhur 100%, paratë janë marrë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me degën nr.8 në Tiranë u ndal te skandali i inceneratorit. Berisha u shpreh se paratë janë vjedhur 100% dhe janë ndërtuar rrugë me dhjetëfishin e çmimit.

“Pa pyesni pak, çfarë u bë në 12 vite me 57 mld euro? Na thoni pak, ku shkuan? Këto janë vjedhur, e thotë dhe Banka Botërore, e thonë të gjitha llogaritë, gjer në 90% të shumës.

Në raste të caktuara siç është djegësi i Tiranës është vjedhur 100%, se paret janë marrë, djegësi nuk ekziston. Janë vjedhur duke ndërtuar rrugën me dhjetëfishin e çmimit jo qe ndërtonim ne, por që ndërton Krocia sot.

Po nuk mundet kurrë ti, të këpusësh çmime stratosferike në një kohë kur, ndërtimi ka manuale, në Europë ka një manual të BE-së, SHBA-të kanë një manual të tyrin të ndërtimit dhe ato manuale tregojnë koston e çdo m2 mur, rrugë, çfarëdo që të jetë, të çdo materiali.

Këta me dhjetëfishin, këta në raste të caktuara edhe me 20-30 fishin, siç është tek Sheshi Shqiponja, ndërhyrja në rikonstruksion me 32 milionë euro kilometri.

Këta e kanë bërë ligj. Tenderin e merr djali, tenderin e merr gruaja, tenderin e merr vëllai. Për ju të tjerët nuk ka, dhe as nuk mund të diskutohet kurrë! Ndajnë paratë.

Pra, çfarë bëmë ne një vit? Ne bëmë betejë të pamposhtur ndaj simbolit më të nxirë të vjedhjes dhe korrupsionit të kryeqytetit që ishte Erion Veliaj.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit