-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR-it: Sulmi në Ibër-Lepenc ka cënuar sigurinë në vend

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani tha se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka cënuar situatën e sigurisë në vend.

“KFOR-i do të punojë ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, në mbështetje të sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse situata e kërkon, NATO ka gjithashtu aftësinë për të përforcuar menjëherë KFOR-in përmes njësive të ndryshme të forcave rezervë, në një njoftim shumë të shkurtër për të lëvizur.”, tha Barduani në një intervistë për Kosova Press.

Ai nënvizoi se KFOR-i do të garantojë sigurinë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Koosvë dhe përmes aktiviteteve do të vazhdojë të krijojë hapësirë për dialog politik.

“Ka ende punë për të bërë për të siguruar përmbushjen e kushteve të duhura për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, duke përfshirë ato që janë para së gjithash nga natyra politike. Me këtë i referohem në mënyrë eksplicite dialogut Beograd-Prishtinë dhe rëndësisë që ai të ecë përpara. Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë detyrën e tij për të garantuar sigurinë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; dhe përmes pranisë dhe aktiviteteve të përditshme në mbarë Kosovën do të vazhdojë të krijojë hapësirë për dialog politik për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të çështjeve të mbetura”, tha komandanti i KFOR-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit