-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Në 2024 u përballëm me të këqija të mëdha, me një grup hajdutësh

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersiha në takimin me degën nr.8 në Tiranë u shpreh se në 2024 u përballën me beteja dhe vështirësi të mëdha. Berisha theksoi se janë përballur me të këqijat dhe hajdutët me shifra.

“Por sot, ne hyjmë në vitin 2025 si shumicë, jo vetëm cilësore, por si shumicë e qartë sasiore e këtij vendi dhe kombi. Ne, u përballëm me ttë keqen, u përballëm me të këqija të mëdha, u përballëm me një grup hajdutësh të cilët me shifra, me fakte nuk i ka patur kurrë Shqipëria të tillë.

U përballëm me njerëz të cilët kanë humbur çdo sens, çdo ndjesi për qytetarin, dhe nga mëngjesi gjer në darkë nuk mendojnë për asgjë tjetër, veçse si të ndajnë buxhetin dhe pasuritë e qytetarëve me njëri tjetrin, si t’ua plaçkisim këto pasuru atyre?

Nuk u lodhëm, i shkuam hajdutit 40 javë tek bashkia, dhe e garantoj se kurrë aqe nuk do të ketë gjersa të përfundojë atje ku e ka vendin.

Denoncuam se bashku vjedhje që tejkalonin çdo përmasë, djegës me të cilin kishin vjedhur 130 milionë euro dhe ai nuk ekzistonte. Sipërmarrjen 5D të drejtorëve të tij personalisht, ku vidhnin 100% prokurimet. Dhe më shumë, dhe më shumë.

Këta barbarë, për të vjedhur shembnin blloqe të tëra pallatesh, në mënyrë që të vidhnin ato para të ndërtimit të tyre. Këta, nuk njohën asnjë kufi, por t’i marrim pak në tërësi.”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit