Aeroplani i Shtutgartit në Gjermani është rrëzuar rreth orës 16:00 sipas mediave lokale. Sipas Bild, në momentin e aksidentit kishte errësirë dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt.
Në bord ndodheshin dy persona dhe tani ndodhen në spital. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.
Sipas informacioneve piloti ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri është dërguar me lëndime të rënda në spital nga shërbimet e urgjencës.
Ndërkohë për shkak të masave operacionale, fluturimet në aeroportin e Shtutgartit u pezulluan për rreth një orë e gjysmë.