-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëm 2 të mbijetuar nga 181, kush e rrëzoi avionin? Detajet e fundit

Kryesoret

Vetëm dy persona, një burrë dhe një grua – anëtarë të ekuipazhit sipas disa burimeve, një pasagjer dhe një stjuardesë sipas të tjerëve – arritën të dalin të gjallë, ndonëse të plagosur rëndë, nga pjesa e avionit të linjës ajrore me kosto të ulët në Korenë e Jugut.

 

Jeju Air me 181 pasagjerë, të cilët pasi bënë një ulje emergjente pa ulur rrotat në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore u përplasën me një murë.

Me fjalë të tjera, numri i viktimave pritet të shkojë në 179 të vdekur. Zyrtarisht, zjarrfikësja ka numëruar deri tani 120 të vdekur, sipas raportit të fundit që ka bërë publik.

Sipas indikacioneve të para, tragjedia ka ardhur për faktin se avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.

“Shkak i aksidentit dyshohet të jetë përplasja me shpendë në kombinim me kushtet e pafavorshme të motit. Megjithatë, shkaqet e sakta do të shpallen pas hetimit”, tha Lee Jong-hyun , komandant i Departamentit të Zjarrfikësve Muan, gjatë një konference për shtyp.

VIDEO- E tmerrshme! Avioni shkrumbohet nga flakët, mbi 120 të vdekur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit