Prokuroria e Lartë e Novi Sadit ngrit aktakuzë kundër 13 personave, lidhur me aksidentin tragjik në stacionin e hekurudhës ku mbetën të vrarë 15 vetë. Më 1 nëntor u shemb streha e betonit në stacionin e hekurudhës dhe si pasojë humbën jetën 15 persona.
Në një deklaratë zyra e prokurorisë në Novi Sad tha se kishte ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve dhe drejtueseve përfshirë, ministrin e dorëhequr të infrastrukturës, Goran Vesiq, zëvendësin e tij, ish-drejtoreshën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë, Jelena Tanaskoviq, projektuesit e supervizorët e punimeve të rikosntruksionit.
13 të dyshuarit ngarkohen me vepra penale si, krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme, dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Aktakuza është ngritur pas përfundimit të hetimeve për shembjen e strehës, sipas Prokurorisë.