-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ancelotti: E ardhmja ime? Kush e di. Një kontratë mund të prishet, por edhe mund të zgjatet

Kryesoret

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti në fund të vitit ka folur për gjithçka në një intervistë të gjatë. “Të fitosh nuk është kurrë e lehtë, por të fitosh në Real Madrid është pak më e lehtë se në vende të tjera”.

Carlo Ancelotti u pyet drejtpërdrejt për Champions League dhe mbi të gjitha për ndeshjen që luajti kundër Milanit të tij në Bernabeu dhe të cilën e humbi 1-3 dhe një hakmarrje të mundshme në një finale hipotetike kundër kuqezinjve.

“Objektivi prioritar tani është të kualifikohemi para se të mendojmë për një finale. Rruga për në Ligën e Kampionëve nuk është e lehtë, kemi ende dy ndeshje për të kaluar në raund.

Në nivel evropian e vetmja skuadër që bie në sy është Liverpool, e cila ka fituar gjithçka në Ligën e Kampionëve dhe po luan shumë mirë, por është në mars ose prill kur duhet të jeni gati për të kërkuar fitoren” tha ai.

Për shkarkimin e Fonseca-s te Milani?

“Që një trajner të shkarkohet është pjesë e punës së tij. Unë jam shkarkuar shumë herë, sepse kur ka probleme në një ekip përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri që është trajneri. Është e pashmangshme.

Në futboll nuk i dihet kurrë. Kundër nesh ata luajtën shumë mirë dhe merituan të fitonin. Ndoshta ata nuk e kanë gjetur vazhdimësinë. Është shumë e thjeshtë”.

Klasifikimi në Champions? “Me këtë format të ri, ajo që duket qartë është se po ndodhin shumë surpriza dhe paqartësi. Por në fund, mendoj se ka kohë për t’u rikuperuar” tha ai./ Marca

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit