Një 23-vjeçar u arrestua në Burrel, pasi ishte më masë “arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga hetimet, Andi Sada ndihmonte vëllain e tij, i cili ishte arrestuar në 2 dhjetor, që të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.