Një 82-vjeçar u gjet i vdekur në banesën e tij në lagjen nr. 16 në Durrës.
Sipas të dhënave ai ka disa plagë thike në pjesën e fytyrës.
82-vjeçari Paulin Gina jetonte i vetëë në banesë pasi të afërmit i kishte në Itali. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.