Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në “Sky ECC” dhe “EncroChat”.
Biznesmeni u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfozë”, pasi doli në bisedat e aplikacionit të krimit.
Dosja “Metamorfoza” zbuloi jo vetëm grupe kriminale në Shqipëri, por edhe zyrtarë policie të përfshirë, si Oltion Bistri apo prokurori Xhevahir Lita, të cilët dalin në përgjimet e në Sky ECC.