Në konferencën e fundit të fundvitit, Sali Berisha u shpreh se ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare dhe mbështetjes më të madhe ndërkombëtare.
“Para së gjithash ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare, dështimit të plotë dhe përfundimtar të grushtit shqiptar për eliminimin e opozitës dhe realizimin e projektit ‘Shqipëria pa opozitë’, Shqipëria e regjimit të Edi Ramës.
Por ky ishte viti, se viti ishte i opozitës, të themi atë që është, ky ishte viti në të cilin opozita faktoi me dokumente në mënyrë të pakundërshtueshme aferat më të mëdha korruptive të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, djegësave, sterilizatorëve dhe në mënyrë të veçantë aferën e Portit të Durrësit.
Ky ishte viti në të cilin opozita ia doli, sado që hasi rezistencë të madhe, të paraqesë para shqiptarëve dhe botës, Skrapin e partisë si një organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani.
Erion Veliaj tha që do të kthehet për dy ditë, sot, i bëj thirrje SHBA-së që të bëjnë gjithçka për rikthimin e tij në Tiranë. Nëse ai tenton të kërkojë në këtë vend apo atë vend azil politik. Nuk mund të përdorë SHBA-në si trampolinë për akte të tilla. Në bashki ka deklaruar se “këtu nuk e zgjidha dot, do të shkoj atje ta zgjidh”. Çfarë do të zgjidhë ai atje?
Tani, natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës. Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Tani, çfarë komenti kam unë” tha ai.