Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka nisur punën për organizimin e samitit të NATO-s në 2027. Ai tha se në këtë ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë do të vijë presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe liderët e aleancës.
“Mikpritja e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n, një mision inspektimi i kushteve të logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime.
Ardhja e presidentit të SHBA-së dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe pozicionin tonë të ri politik, ne jemi vend i vogël me peshë modeste, por trajtohemi si të barabartë me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë” tha ai.