Kongresistët amerikanë kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të mbështetur integrimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të vendit për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar këtë iniciativë dhe ka paralajmëruar për mundësinë e një bllokimi nga disa shtete të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Ne së shpejti do të kemi ushtrime të rëndësishme me ta (NATO). Po bisedojmë me ta, shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Do të luftojmë që diçka e tillë të mos ndodhë. Mos harroni se ekzistojnë katër vende që janë anëtare të NATO-s, siç janë edhe pesë anëtare në BE, që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk e shoh se si kjo mund të kalojë lehtë, por të presim e të shohim”, tha Vuçiç.









