Gjykata e Kasacionit në Itali i ka dhënë të drejtë qeverisë Meloni sa i përket përcaktimit të vendeve të sigurta për çështjen e emigrantëve të paligjshëm.
Vendimi është zbardhur nga mediat fqinje dhe vjen pas ankesave të paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri.
Meloni në një deklaratë të fundit ka thënë se emigrantët nga janari do të kenë udhëtime të reja drejt qendrave të pritjes në Shqipëri.