-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Në 2027-ën vjen Trump në Tiranë! Përgjigjet Berisha: Do ta pres unë!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në 2027 Shqipëria do të organizojë samitin e NATO-s dhe në Tiranë do të vijë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Vitin e ardhshëm, më 16 maj do të mirëpresim Samitin e Komunitetit Politikan Evropian, do të kemi udhëheqësit e 700 milionë banorëve të Evropës, përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi, është shumë e thjeshtë.

Shqipëria sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit, të gjithë kanë vlerësime që mua më bëjnë krenar, por është frymëzimi për të vazhduar më tutje.

E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë.

Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicion tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare” tha Rama.

Por përpara 2027-ës kemi zgjedhjet e vitit tjetër, kush do ta presë Donald Trumpin, Berisha apo Rama? “Në 2027 Samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo” tha Sali Berisha duke thënë se do të jetë ai në pushtet.

LIVE-Rama: Në 2027-ën, Trump vjen në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit