Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo theksoi se Velaij nuk do të japë dorëheqjn si kryetar i bashkisë së Tiranës pasi edhe Berisha nuk e dha si lider i Partisë Demokratike.
“Për dijeni të publikut Veliaj u pyet 3 herë për 3 çështje të ndryshme penale, për dy të parat u mor si person në dijeni dhe në të tretën. Për 2 dosjet e para nuk është marrë i pandehur që janë në përmasa më të mëdha se e treta. Dosjet kanë kaluar si gjykim pa subjekt Veliajn, inceneratorë dhe 5D.
Nuk ka një akt procedurial ku Erion Veliaj të merret si i pandehur, deri më sot si në dijeni. Kur të jetë i pandehur nuk ka detyrim ligjor të japë dorëheqjen. Kemi 2 standarde juridike dhe politike që nuk do jap dorëheqje. Për veprën penale të korrupsionit pasiv, gjykata ka një precedent penale Berishën që gjykohet me detyrim paraqitje, nuk jep dorëheqje pretendon të jetë dhe kryeministër”, tha Spahiu.