Mëngjesin e sotëm disa banorë kanë konstatuar dëmtimin e varreve dhe fotove të njerëzve të tyre më të dashur që prehen në varrezat e fshatit Kutal të bashkisë Përmet.
Menjëherë ata kanë informuar organet policore të cilat po vijojnë hetimet për këtë incident.
Ndërkohë në komisariatin e Përmetit janë shoqëruar tre persona, një prej të cilëve i mitur, pasi dyshohen si autorë të këtij akti.
Ndërsa banorët e Kutalit kërkojnë drejtësi prej autoriteteve për këtë ngjarje çnjerëzore.