Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. B. 57 – vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik.
Sipas policisë, 57 – vjeçari, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur u përfshi në një aksident rrugor, me një tjetër automjet, ku mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit.
Efektivi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.