-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Personi i Vitit 2024! Investitori Strategjik, ky hero “i heshtur”

Kryesoret

Është koha kur televizione dhe portale  nxitojnë të shpallin “Njeriun e Vitit,” duke i dhënë popullit mundësinë të pyesë: “Po ky/kjo nga doli?”

Jeni ju qe me votat tuaja do të zgjidhni “Personin e vitit 2024”

  1. Gjithologu

Një figurë e njohur e ekranit që ka komentuar çdo temë nga lufta në Ukraine e Gaza deri te çmimet e specave në Laprake. Sigurisht pa lexuar ndonjëhere lajme.

  1. Investitori Strategjik

Ky hero “i heshtur” ka bërë të mundur zhdukjen e çdo plazhi të virgjër. Falë tij, dhe mbështetjes së pakufishme të qeverisë çdo plazh në bregdetin shqiptar tani ka një hotel ku mund të pish një kafe me çmimin e një bilete avioni.

  1. Korçari

Idhulli i brezit të ri, ky djalosh korçar, fitues i llotarisë amerikane përfaqëson ëndrrën më të madhe shqiptare të të rinjve, largimin nga vendi.

  1. Protestuesi virtual

Ky hero i rezistencës ndaj regjimit Tiranës nuk ka dalë kurrë nga shtëpia , por ka protestuar me  3,000 statuse në rrjete sociale që nuk i ka lexuar kush. Trima të tillë lindin një herë në shekull!

  1. Kuksiani

Emigroi ilegalisht në Angli dhe tani flet për suksesin shqiptar në TikTok, ndërkohë që punon në të zezë si lavapjatës. Ai është simbol i ëndrrës shqiptare!

  1. Pensionisti

Prova e gjallë se Zoti ekziston sepse  nuk ka shpjegim shkencor që një pensionist të mbajë frymën gjallë me pensionin që merr.

  1. Ala Ari

Ky sipërmarrës arab ka sjellë një peshk të artë në portin e Durrësit, duke premtuar se ai do të plotësojë tri dëshira për shqiptaret. 1.portin e ri 2. Portin turistik. 3. Dubai në Durrës.

  1. “Call-center”-isti i shekullit

Përfaqësues i një sektori që po lulëzon, dhe që ka arritur të bindë klientët italianë se janë duke folur me një bankë në Milano, ndërkohë që zëri i tij dëgjohet nga një dhomë në Bathore.

  1. Fakeperson

Njeriu që mund të shpikë një lajm për çdo gjë që, nga “alienët në Kakome” deri te “Shpikja e vaksinës  antikorrupsion.”

  1. Këngëtarja e viteve ‘80

Pa kënduar asnjë këngë të re këtë vit, ajo arriti të bëjë më shumë jehonë se të gjithë festivalet e RTSH-së bashkë. Nostalgjia që ngjalli  ka qenë aq e fuqishme, sa  janë të shumtë ata që  besojnë se duke kënduar mund të rikthejnë rendin socialist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit