-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nikollë Camaj: 2024 në retrospektivë

Kryesoret

Viti 2024, për mua ishte një vit i sfidave të mëdha por edhe i arritjeve të dukshme. Përfaqësimi dinjitoz i shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe i Malit të Zi në arenën ndërkombëtare shënuan veprimtarinë time publike, si në parlament, po ashtu edhe në trupat parlamentarë, pastaj në tubime, konfereneca, tryeza e medie, lokale dhe ndërkombëtare.

Në Parlamentin malazias arrita të kaloj ndryshimet e Ligjit për qeverisje lokale, me çka komunës së Tuzit i sigurohet një buxhet vjetor prej afër 2 milion eura, kurse është në procedurë edhe Ligji mbi tatimet në të patundshme, i cili akoma nuk erdhi në votim, për shkak të rrethanave të krijuara në Kuvend, por që do të votohet, e me të Tuzit i sigurohet edhe një gjysëm miloni eura në vit. Po ashtu, të pergaditura për t’u dorëzuar në procedurë janë edhe kërkesa për formimin e Komisionit hetimor mbi Fluturimin e shqiponjës, si edhe Rezolutën mbi vuajtjet e shqiptarëve në Malin e Zi, që nga koha e formitit të shtetit e derë në vitin 2006.

Nga aktivitetet ndërkombëtare po përmendi pjesëmarrjen aktive në Këshillin e Evropës, në Strasbourg, ku jam anëtar, sidomos në kohën e fushatës për anëtarësimin e Kosovës, pastaj pjesëmarrjen në Diplo, në Tiranë, pjesëmarrja aktive në seancat parlamentare mes Malit të Zi e BE-së, si edhe në Asamblenë parlamentare të Meditaranit (COSAP, COSAC, PAM), në Pariz, Braga-Portugali, Atina, Budapest, Barcelona etj. Veçanarisht potencojë prezcencën në Riga, në takimin e kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Natos, kushtuar Ukarinës, si edhe pjesëmarrjen në Asamblenë vjetore të NATO-s, në Montreal.

Në të njëjtën kohë, isha nikoqir i shumë mysafirëve nga Parlamentet evropiane, Hungaria, Malta, Finlandë, BiH, si edhe i shumicës së ambasadorëve të akredituar në Malin e Zi. Nga takimet në margjina të aktiviteteve veçoj takimin me kryeparlamentarën Elisa Spiropali dhe me kryeparlamentarin e Ukrainës, Stefançuk.

Gjithë kësaj dua t’i shtoj edhe faktin se një iniciativë e kahmotshme e LDSH, që nga koha kur e drejtoja unë, e me angazhimin e diasporës, vendosja e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në Tuz, u realizua para një muaji, gjë që shënon vitin 2024 dhe na bën krenarë të gjithëve në Malësi, kurse urimin e përcolla, në shqip, nga foltorja e kryesuesit të Parlamentit të Malit të Zi.

Në aspektin familjar po veçoj; Otto filloi shkollën, dy doktorë të familjes Dr. Pashko dhe Dr. Klementi botuan librat e parë, regjizori Gabriel promovoi filmin e tij të parë, të shkurtër, në kooprudukcion të RTVMZ…

Të gjitha këto, vetëm motivim për të vazhduar edhe më mirë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit