Ambasada Amerikane në vend vjen me një video-mesazh ku janë përmbledhur momentet më të rëndësishme të bashkëpunimit Shqipëri-SHBA. E dërguara me Punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn u uron Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve duke theksuar se mezi pret të vijojë punën vitin e ardhshëm.
🇦🇱 Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas në disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për t’u rikthyer në disa nga ngjarjet kryesore nga udhëtimi ynë i përbashkët. Urime për një vit me mundësi të… pic.twitter.com/X5IPHvl5n0
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 31, 2024
Më pas rreshtohen të gjitha arritjet kyçe përgjatë 12 muajve:
-Shqipëria përjetoi një çast historik me ardhjen e helikopterëve të saj të parë Black Hawk, një arritje krenare e mundësuar me 50 mln dollarë ndihmë prej Shteteve të Bashkuara.
-Mirëpritëm Sekretarin Blinken në vizitën e tij të parë në Shqipëri, duke festuar partneritetin tonë të fortë dhe në rritje.
-Shqipëria modernizoi Bazën Ajrore të Kuçovës për të shërbyer si qendër ajrore e NATO-s në mbështetje të operacioneve të mbrojtjes në të gjithë Europën Juglindore.
-Sëbashku, festuam 15 vite të Shqipërisë në NATO, një dëshmi e rritjes së saj si një aleate e besuar dhe e qëndrueshme.
-USAID-i mbështeti hapjen e një qendre komunitare në Kurbin, një nga tre të tilla në të gjithë Shqipërinë.
-Seksioni konsullor zgjeroi programin e shmangies së intervistës për vizë dhe lëshoi një numër rekord vizash këtë vit.
-Koordinatori Global Anti-Korrupsion Richard Nephew vizitoi Shqipërinë, duke ritheksuar që lufta për drejtësi duhet të përfshijë palët e interesuara në qeveri dhe shoqëri.
-USAID hapi thirrjen për “Compete SeBashku”, një program me vlerë 12 mln dollarë për të ndihmuar agrobizneset shqiptare të rriten, të rrisin eksportet dhe të konkurrojnë në tregun e BE-së.
-Një delegacion gjyqtarësh nga SHBA vizituan institucionet e drejtësisë të Shqipërisë duke theksuar rëndësinë e integritetit në luftën kundër krimit dhe për të ndërtuar një sistem më të drejtë.
-I thamë mirupafshim të Ngarkuarit me Punë David Wisner dhe mirëpritëm të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn teksa ajo nisi detyrën e saj në Shqipëri.
-Ekspertja e industrisë së video-lojërave Kate Edwards frymëzoi të rinj për t’u bërë GameChangers në komunitetin e tyre.
-Komandanti i Aleancës Supreme të NATO-s për Europën Gjeneral Cavoli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenerallejtënant Kingji bashkëdrejtuan Konferencën e Shefave të Mbrojtjes të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut.
-Për Javën Kulturore Amerikane, stilistë të rinj shqiptarë prezantuan për herë të parë veshjet e tyre të ricikluara krah veshjeve nga stilistja amerikane Noor Bchara.
-Këndet Amerikane në Vlorë dhe Tiranë festuan 20-vjetorët dhe Këndi Amerikan në Kukës hapi dyert për Klubin e Ambasadorëve të Natyrës.
-Zyrtarë të fushës së zbatimit të ligjit në Shqipëri përfunduan dhjetëra trajnime profesionale të ofruara nga DASH, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë.
-Përfunduam vitin me një arritje teksa Sekretari i Shteti nderoi Altin Dumanin si një nga Kampionët për vitin 2024 për udhëheqjen e shkëlqyer të SPAK-ut dhe përkushtimin ndaj drejtësisë.