-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ‘Rama njeriu më mizogen në Europë’- Berisha: Ka shëndërruar vendin në kartel!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se e ka shndërruar vendin në narkoshtetin e parë në Evropë dhe botë.

Teksa mori pjesë në konferencën ‘’Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, i organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, ‘Jarl Hjalmarson’, ai theksoi se kryeministri u ka hapur “derën” bosëve më të mëdhenj të drogës.

Fjala e Berishës

Shqipëria ka kryeministrin më mizogen në Evropë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministrave, i cili ka të përsëritura sekuestra të idiaminit në mbledhjet e qeverisë. Por ai me atlete të bardha dhe manjerizma të tjera i shuan dhe përpiqet të tregojë ndërkohë që është mizogen i pamëshirë dhe i padenjë për asnjë post.

E gjithë kjo, të gjithë këto rrethana, ky regjim autokratik, i cili ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, i cili ka shndërruar dhe ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.

Bosët më të mëdhenj të karteleve më të mëdha të drogës në botë si të Sinaloas e kanë derën e hapur në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë sepse lajnë paratë e tyre me preferencë në këto kullat e famshme dhe resortet turistike. Mbrëmë folëm për Dubai City-n e 1001 netëve në Durrës, i merr portin vendit dhe ndërton me kartelet e drogës me Franc Copjan, e morët vesh që ndërtimet kanë filluar të fundosen se janë të gjitha para droge.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit