Autoritetet e drejtësisë në Dubai i kërkojnë informacion palës shqiptare, Interpolit dhe SPAK lidhur me statusin e Indrit Dokles.
I liruar me kusht teksa vuante një dënim të përjetshëm, Dokle u shpall në kërkim nga SPAK në maj të këtij viti kur u goditën 4 grupe kriminale.
Nuk duhet statusi i Dokles dhe arsyeja se përse kanë kërkuar të dhëna nga Shqipëria.
Pak kohë më parë sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e tij.
Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se ka marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumës 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.