-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I maskuar dhe me kapuç kreu disa vjedhje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar një
29-vjeçar i cili ka kryer 7 vjedhjesh në qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me inteligjencën informative dhe punën në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Shadow.” Si rezultat, u ndalua shtetasi Erjon Baraj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Hetimet zbuluan se Erjon Baraj 29 vjeç banues në Vlorë, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe duke përdorur mjete si levë dhe çekan, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytet. Rastet përfshijnë:

• 12.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje e stekave të cigareve dhe parave nga kasa.

• 16.12.2024, lagjja “1 Maji”: Vjedhje e një shume parash.

• 18.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash.

• 23.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Tentativë vjedhjeje në një market.

• 24.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash në një market.

• 29.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje në dy markete, duke marrë produkte dhe para.

Ndërkohë materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për akuzën e “Vjedhjes.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit