Rreth orës 17:10, një 15-vjeçar është dërguar për ndihmë mjekësore në spital pas një konflikti në një piceri në zonën e Ali Demit, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personin e dyshuar për këtë ngjarje, i cili nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve në vazhdim.









