Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Këlcyrës, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”.
Shtetasi M. S., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësorin F. V., 81 vjeç. Pas aksidentit, i moshuari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.