Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka kritikuar autoritetet amerikane dhe agjencitë e zbatimit të ligjit pas sulmit vdekjeprurës në New Orleans. Trump thotë se ato janë “të paefektshme” dhe se ka “udhëheqje praktikisht jo-ekzistente”.
Me anë të Truth Social disa orë më parë, Trump pretendon se autoritetet – si FBI dhe Departamenti i Drejtësisë – “nuk e kanë bërë punën e tyre” në mbrojtjen e amerikanëve.
Ai shton: “CIA duhet të përfshihet, TANI, para se të jetë tepër vonë”.
“SHBA-të po shkatërrohen – Një erozion i dhunshëm i sigurisë, sigurisë kombëtare dhe demokracisë po ndodh në të gjithë vendin ton.Vetëm forca dhe lidershipi i fuqishëm do ta ndalojnë atë. Shihemi më 20 janar. BËJË AMERIKËN SË MADHE Sërish”, shkruan Trump.