Policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për tentativë përdhunimi, dhunë dhe grabitje. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Vitit të Ri në zonën e Pylaias.
Sipas mediave greke, 23-vjeçari ka tentuar të detyrojë 61-vjeçaren në një akt seksual, duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike.
Ai e ka goditur 61-vjeçaren me një helmetë dhe një shishe, ndërkohë që i ka marrë edhe celularin.
61-vjeçarja është dërguar në spitalin e qytetit, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë 23-vjeçari do të dërgohet përpara Prokurorisë kompetente për të vazhduar procedurat ligjore.