-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana ndriçohet për Hanukkah, Rama: Hebrenjtë janë gjithmonë të mirëpritur

Kryesoret

Tirana ka ndezur dritën e tetë të Festës së Dritave, Hanukkah, më 2 janar 2025, një ceremoni që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se hebrenjtë janë të mirëpritur në Shqipëri, duke theksuar mbështetje të fortë për këtë komunitet.

“Një komunitet i vogël, por shumë kuptimplotë. Po shoh këtu disa fytyra miqsh. Iu uroj të gjithë të pranishmëve këtu dhe familjeve të tyre, kur në këtë moment ndezja e dritës së tetë të Hanukah lidhet me ditën e parë të Vitit të Ri. Ambasadorja Galit është një mike shumë e dashur dhe po e përfaqëson Izralin këtu në Shqipëri, jo vetëm me dinjitet, por gjithashtu dhe me shumë energji pozitive. Dua të përshëndes edhe të ardhurit e rinj hebrenj në këtë festë, se janë shumë të mirëpritur në Shqipëri. Zoti ju bekoftë të gjithë, Zoti bekoftë Shqipërinë, të gjithë hebrenjtë kudo ku ata janë”, tha Rama.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, vlerësoi mikpritjen e Shqipërisë ndaj Izraelit dhe përshëndeti ftesat për të ardhur hebrenj të rinj.

Ceremonia përmbylli një javë festimesh dhe u përshëndet nga një numër të ftuarish nga Izraeli dhe SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit