Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për tragjeditë që ndodhën në Malin e Zi dhe SHBA.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë shprehet se ndjen keqardhje për ngjarjet e rënda të pakuptimta dhe se shpreson që në komunitetet ku ndodhën tragjeditë të ketë më tepër qetësi e stabilitet.
“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në Neë Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.
Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë”, thuhet në reagim.