Nga sulmi që ndodhi në New Orleans në SHBA, humbën jetën 15 viktima dhe 30 janë plagosur.
Në pamje shihet autori Shamsud Din Jabbar teksa kalon me makinën e bardhë model “Ford” pranë një makine policie të stacionuar në rrugën e populluar “Bourbon”.
Ai merr menjëherë kthesën dhe përplas qytetarët që ishin duke festuar. Përdorimi i makinës elektrike duket se i ka dhënë mundësi që makina të marrë start dhe shpejtësi të menjëhershme, ndonëse sa kishte hyrë në kthesë.
Në makinë ai mbante një flamur të Shtetit Islamik. Autori ishte lindur dhe rritur në Teksas dhe kishte kryer edhe shërbimin ushtarak në SHBA. Ai dyshohet se është radikalizuar kohët e fundit.
Video shows the moment the FBI says Shamsud Din Jabbar raced onto a packed Bourbon Street from Canal Street in a pickup truck with Texas plates and an ISIS flag. https://t.co/P0iWiTX30Z pic.twitter.com/hmeB1tUjpc
— FOX 8 New Orleans (@FOX8NOLA) January 1, 2025