-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli i GJKKO lë në detyrim paraqitje Berishën, Këlliçi: Regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë

Kryesoret

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi me anë të një postimi ka reguar në lidhje me vendimin e Apelit të GJKKO për Sali Berishën.

Këlliçi shprehet se ishte një vendim absurd dhe tërësisht politik. Ai thekson se me këtë vendim, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë.

“Në një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik, sot Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të thërrasë dy herë në muaj Kryetarin e Opozitës dhe PD, Prof. Dr. Sali Berishën!

Vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar, është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë!

Regjimi në fakt nuk mund të jepte sërish vendim për arrest shtëpie pasi do ishte diskretitim, por edhe pa asnjë masë nuk mund ta linin Doktorin, pasi do ishte thjesht degjenerim!

Megjithatë, me vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë!

Nuk do jetë e vonë dita, kur Sali Berisha dhe PD ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë.”, shkruan Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit