Elon Musk, pronari i miliarder i platformës ‘X’ dhe një figurë e njohur politike, i ka bërë thirrje mbretit Charles të shpërndajë Parlamentin britanik dhe të thërrasë zgjedhje të reja të përgjithshme. Musk e shprehu këtë kërkesë në një postim në rrjetet sociale, duke kërkuar ndërhyrjen e monarkut për të trajtuar çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë me abuzimin seksual të vajzave të reja nga grupe bandash.
Në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse mbreti ka kompetencën për të shpërndarë parlamentin, kjo është një praktikë që kryesisht kërkon kërkesë nga kryeministri, për të organizuar zgjedhje të reja. Një shpërndarje e parlamentit nga ana e mbretit pa kërkesën e kryeministrit mund të çojë në një krizë kushtetuese në vend.