Tragjedia te lumi Vardar, afër Shkupit ka tronditur Maqedoninë. Trupat e tri grave janë nxjerrë pa shenja jete nga lumi, pasi u aksidentuan kur makina e tyre doli nga rruga.
Në veturë ka qenë edhe një person tjetër, familjar i viktimave, fëmijë që shpëtoi. Të enjten Maqedonia e Veriut u trondit nga aksidenti tragjik afër Shkupit, ku një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona, doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar.
Katër persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shpëtoi mrekullisht fëmija rreth moshës 5-vjeçare. Viktimat që u aksidentuan tragjikisht janë nga familja Arsllani, nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut, shkruan INA.