Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastrës, gjatë mbrëmjes së sotme. Flakët janë vënë re rreth orës 20:20, por zjarrëfikësit kanë arritur të mbërrijnë në vendngjarje me shpejtësi dhe të shuajnë zjarrin pa lejuar që ai të përhapej më tej.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të skorieve të oxhakut, të cilat ishin pastruar për një kohë të gjatë. Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima dhe dëme serioze materiale. Zjarrëfikësit kanë shmangur një katastrofë të mundshme, duke siguruar që flakët të mos depërtonin në pjesët e tjera të banesës.