Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka udhëtuar sot nëpër linjat e transportit urban dhe ka biseduar me pensionistët për mënyrën se si duhet të pajisen me abone.
“Më vjen mirë që, nga ky vit, Bashkia e Tiranës subvencionon edhe abonenë e pensionistit, për gjyshet dhe gjyshërit tanë, njësoj siç bën prej më shumë se një viti për studentët. Ky subvencionim është 16 mijë lekë [të vjetra] në muaj ose 192 mijë lekë në vit. Për t’u pajisur me abone fillimisht duhet të regjistrohesh në njësinë administrative dhe pasi futesh në sistemin e rimbursimit, paraqitesh pranë kioskës më të afërt, me fotografi, për të marrë abonenë”, sqaroi Veliaj.
Ai tha që ka abone pët ë gjithë pasi mund të shtypet për aq sa është nevoja.
“Ftoj edhe pensionist e tjerë, që ndoshta kanë qenë më pushime këtë fundvit, që të shkojnë te njësia adminsitrative, të regjistrojnë emrin dhe pasi futen në sistem, automatikisht u del emri në listë për të tërhequr abonetë”, përfundoi Veliaj.