Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ndërprerejne energjisë elektrike në disa qytetet.
Blushi shprehet se Shqipëria është në terr për shkak të korrupsionit. Ai thekson se diga plot dhe energji elektrike nuk ka.
“Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit!
Digat plot dhe energji elektrike nuk ka!
Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale.
Qindra milion euro hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji.
Këto janë “krimet intelektuale” që e kanë zhytyr sot vendin në terr.
Shqiptarët në errësirë, SPAK-u “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.”, shprehet Blushi.