Mbrojtësi Frederic Veselit është larguar nga Egnatia për tu rikthyer sërish në Itali. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Frederic Veseli” është lojtari më i ri i Sudtirol”, shkruan klubi.
Veseli rikthehet të luajë në Itali, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Empolit, Salernitanës dhe Beneventos.
Ai numëron 44 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ku bëri debutimin e tij më 16 Nëntor të vitit 2015.