Pasditen e sotme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos në spitalin “Evangelismos” ku po merr trajtim mjekësor.
Sipas mediave greke, shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës.
Ndërsa ekipi mjekësor i spitalit i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou vijon monitorimin e tij.
Ndërkohë ditën e sotme shëndeti i tij është përkeqësuar dhe situata është kritike për hierarkun 95-vjeçar.