Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot Pandeli Majkon se ka rënë në një përgjim të SHISH, që ishte ngritur për një trafikant droge dhe armësh. Berisha tregoi se çfarë del nga përgjimi i Majkos për blerjen e votave.
“Pandeli Majko është kriminel elektoral i madh në Kukës. Është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga SHISH, jo për Pandeli Majkon por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty. Aty shkon dhe bie zoti Pandeli, aty është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata edhe tek unë.
Shkon Paneliu me Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE-së së Kukësit dhe i thotë atij drejtorit; ti në Has do të kërkosh shtylla centrigulave dhe do i marrësh tek një kompani buzë Erzenit tek lumi i Tiranës.
Ato kushtonin ja 40-60 mijë euro, por i thotë do të faturohen 800 mijë euro nga të cilat 300 mijë do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do të dërgohen në Durrës dhe të tjerat do të përdoren në Kukës.
Oficeri që ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët habitet. Në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit, kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin thonë ata, nuk e mundim dot. Nejse aty, nuk thellohet më tej. Ky oficer e merr regjistrimin përgatit dosjen dhe e dërgon në SKAP, dokument zyrtar.
Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty, dyshime të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin dhe oficeri mbetet jashtë shërbimit dhe sot nuk e di se ku është. Pra ky është Majko.
Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë. Po sjell gjysmën e ministrave në Tiranë pasi qytetarët kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin” tha ai.