Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot sipas tij shkeljet në pasuritë e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe ish-drejtuesit, Arben Kraja nga apartamentet tek vila në Gjirin e Lalzit.
Berisha: Tre prokurorë të SPAK-ut kërkojnë 100 mijë Euro tek “Toyota Auris”
“Vetë Altin Dumani ka të deklaruara në ILDKPKI se njërin apartament e ka blerë i ka deklaruar njërin 380 dhe tjetrin 490 euro metri, jo në të njëjtën zonë por edhe më të mirë. Arben Kraja ka vilën por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.
Por del se ka blerë në Lalz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri në një kohë kur të tjerë me vendim të qeverisë i kanë blerë me 130 euro metri kur është bërë vlerësimi, kurse Kraja me 4 euro metri, e kuptoni ju se cfarë janë këta. Krimi më i shëmtuar i tyre është përdori i dosjeve për të prerë gjoba” tha ai.
Berisha: Ja përgjimet e Taulant Ballës në Elbasan! “Arresto Çapajt të japim votat”