-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Në Shqipëri fjala e lirë ndiqet me burg

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në ceremoninë e 34-vjetorit të Rilindjes Demokratike u ndal te censura. Berisha u shpreh se censura mori një goditje fatale me 5 nëntor, pasi në Shqipëri është të flasësh për fjalën e lirë ndiqesh me burg.

“Për censurën u krijuan edhe komisione parlamentare, ndër të tjera edhe në Shqipëri, nën etiketën e dizinformimit.

Por prap këto përpjekje shumë të rrezikshme morën një goditje të merituar, për fatin e mirë të njeriut të lirë, morën një goditje fatale me 5 nëntor të vitit 2024.

Censura penetroi si kancer në trupin gjigand të mumuthëve të komunikimit, do të mbetet më i madh se të gjithë të tjerët, Elon Musk, jo për hapësirat që ka pushtuar, por për blerjen e Tëitterit dhe heqjen e censurës në këtë mediat.

Kohërat ishin të rrezikshme, verbërisht pa u kuptuar.

Kurse në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë. Në Shqipëri fjala e lirë ndiqet me burg.

Një deputet i ri, një deputet që mbase nuk kishte marrë rrogë në administratë shtetërore, pse publikoi regjistrimin e një gazetari guximtar, sot ndodhet në qelitë e Fierit, nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Sot mediat kanë një kontroll të shumëfishtë.

Sot qeveritarët nuk paraqiten më në debatet televizive se këta, vjedhjet e tyre nuk kanë mundësi ti mbrojnë.

Edhe ky është një atak ndaj fjalës së lirë. Debati është një detyrim i njerëzve të lirë.

Sot gjykatës, prokurori mercenar kërkon ti hiqet kryetarit të partisë më të madhe politike opozitare të vendit, e drejta e komunikimit, përveç se me familjarët e tij.

Abuzim total me kushtetutën dhe ligjet. Ky mercenar përcjell vullnetin e një njeriu.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit