-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e “Ujit të Bekuar”/ 16-vjeçari kap për herë të dytë kryqin në Berat

Kryesoret

Në qytetin e Beratit, më 6 janar u kremtua “Dita e Ujit të Bekuar”. Ceremonia filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit, ku pas riteve fetare, Imzot Asti e hodhi kryqin në lumin Osum.

Shtatë të rinj nga lagjia “Goricë” u hodhën në ujërat e ftohta për ta kapur, dhe këtë vit, për herë të dytë radhazi, kryqin e mori 16-vjeçari Konstandin Boçi.

Pas kapjes së kryqit, të rinjtë vizituan lagjet “Goricë”, “Mangalem” dhe “Kala”, duke shpërndarë ujin e bekuar në shtëpitë e banorëve. Besimtarët mbushin enët me këtë ujë të bekuar, të cilin e mbajnë gjatë gjithë vitit për të sjellë mbarësi dhe shërim në familje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit