Interi dhe Milani do të përballen sot në orën 20:00 në finalen e Superkupës së Italisë.
Pas triumfit të Interit ndaj Atalantës me rezultatin 2-0, ku Dumfrisi shënoi dy gola, ata sfidojnë kuqezinjtë e Milanit, të cilët mposhtën Juventusin në gjysmëfinale. Interi është kampion në fuqi dhe kërkon të fitojë për të nëntën herë këtë trofe për të barazuar Juventusin, ndërsa Milan kërkon titullin e parë që nga 2016.
Ky është derbi i dytë mes dy skuadrave këtë sezon, me Milanin që fitoi 2-1 në ndeshjen e parë.