Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe strukturat e qytetit të Lezhës.
Gjekmarkaj u shpreh se qyteti i Lezhës do të bëjë historinë më të madhe të ndryshimit me 11 maj, me fitoren e Partisë Demokratike. Ai theksoi se pushteti për Lezhën në gjithë këto 12 vite nuk ka bërë asnjë investim serioz në zhvillimin ekonomik dhe social.
“Në fakt, për Lezhën rilindja të vetmin ‘’investim’’ ka dosjen 184. Të njëjtët përsonazhe që do t’i ndalim me çdo kusht të bëjnë presion, shanatazh apo kërcënim në zgjedhjet e pranverës.
Një qytet që kundërmon erë të rëndë dhe ndotje nga fabrika e përpunimit të mbetjeteve shtazore, një qytet që përmbytet në pak minuta shi, një qyteti që i ikin dritat në verë e në dimër, një qytet i mbytur nga trafiku nuk ka asnjë nevojë më për ata që në kaq vite kanë të gjitha pushtetet por nuk bënë asgjë domëthënëse.
Ne demokratët, do të dijmë të jemi në lartësinë e duhur për të bërë më të mirën për një qytet historik si Lezha jonë. Strukturat tona do të jenë shembulli i suksesit. Profesionistët, intelektualët dhe kontribuesit më të spikatur do të jenë ata që do t’i dalin për zot një të ardhme më të mirë. Programi emergjent i PD-së do ta nxjerrë nga kolapsi Lezhën dhe Shqipërinë dhe për këtë vota e diasporës do të na ndihmojë aq shumë.
Nuk mund t’i besohet më Edi Ramës as oborrtarëve të tij që boshatisen fshatra e qytete, lanë rrugëve pa rrugë premtimet për bujqësinë, blegtorinë, për ekonominë dhe çdo sektor të jetës.”, tha Gjekmarkaj.