-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndodh në Durrës! “Do i vras”! Berisha: Po grabitet prona! Policia tërheq zvarrë qytetarët

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video-denoncim të disa banorëve të cilët shfaqen duke u tërhequr me forcë nga policia duke i futur në furgon.

“Sjellje kriminale e narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur. Ndiqni videon ku disa banorë, mes të cilëve dhe një zonjë e vjetër shoqërohen nga policia pasi IMT u ka prishur tokën e mbjellë me ullishte, për të ndërtuar një rrugë! Krim! Krim” shkruan ai.

Por ku bëhet fjalë? Kryetari i PD Durrës, Luan Hoti shprehet se aksioni kriminal ka ndodhur në zonën e Romanat, Durrës, ku ndërtesat po shemben në mënyrë të jashtëligjshme, pa përfunduar procedurat gjyqësore, duke shkelur rëndë të drejtat themelore të qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje që çdo veprim i tillë të ndalet dhe të parandalohet manipulimi politik përmes frikës dhe terrorit ndaj qytetarëve.

“Drejtori i IKMT-së, Dorian Mema, ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave për keqmenaxhim dhe për tolerimin e ndërtimeve pa leje, duke përdorur pushtetin për të mbrojtur interesa kriminale dhe për të ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

Po ashtu, Kryeinspektori i IKMT-së, Klajdi Lame është akuzuar për shtrembërim të fakteve dhe bashkëpunim në vendime të jashtëligjshme, duke dhunuar të drejtat e qytetarëve dhe duke favorizuar grupe të caktuara kriminale” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit