Në Unazën e Madhe të Tiranës është krijuar një trafik i madh. Edhe pas hapjes së unazës, ka një radhë kilometrike nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit.
Ndërsa nga Rinasi deri tek mbikalimi i Kasharit duhet minimumi 30 minuta që makinat të lëvizin.
Ndërkohë në rrugë nuk ndodhet asnjë polic për të menaxhuar situatën.