Dua Lipa ka një pasuri mbi 100 milionë paundë. The Sun shkruan se këngëtarja shqiptare ka një pasuri prej mbi 100 milionë paundësh pas fitimeve prej 12.2 milionë paundësh gjatë vitit 2024, falë performancës së saj në Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të saj të ardhshme në Wembley, të cilat u shitën menjëherë.
Firma e saj “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka realizuar një fitim prej 10.4 milionë paundësh, ndërsa “Radical22Live” për turnetë ka fituar 1.8 milionë paundë.